Shefja e Infektivit, Najda Çomo ka folur në lidhje me pasojat që COVID19 mund të shkaktojë tek njeriu.

Çomo tha se përveç kollës dhe temperaturës, COVID19 shkakton dhe probleme psiqike tek një person i prekur nga ky virus. Shefja e Infektivit sqaron se pasojat psiqike mund të zgjasin deri në 9 muaj.

Ajo thekson se të infektuarit me COVID19 shfaqin shenja të pagjumësisë absolute, duke ndejtu dhe dy jave pa gjumë, gjë e cila shkakton ankth tek pacientët.

Çomo tha se të infektuarit mund të shfaqin çrregullime psikotike, sjellje qe nuk janë normale për personin e infektuar

Ka pretendime që COVID19 jep dhe goditje psiqike.

Çomo: Po, patjetër që po. Ka pasoja deri në 9 muaj. Të sëmurët në të gjithë këtë periudhe kohore shfaqin shenja të një pagjumësie absolute.

Çfarë do të thotë pagjumësi absolute?

Do të thotë që një person mund të rri dy javë pa fjetur asnjë sekondë. Pagjumësia absolute jep ankth shumë të madh. Duhet të përmirësosh pjesën e gjumit që të rregullohet pjesa e frymëmarrjes. Njerëzit shfaqin dhe çrregullime të tipit psikotik, jo të tipit psikotik që ne jemi mësuar ta dëgjojmë, por çrregullime që nuk janë normale. Po ashtu,dëmton veshkat, pamjaftueshmëri të mushkërisë dhe në këtë mënyrë pacienti agravohet dhe hynë në terapi intensive