Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat” kanë arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, i cili rezulton autor i tre vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.

Policia bën të ditur se në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina” forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete.

Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.