Qeveria ka vendosur të shtojë orarin zyrtar të nëpunësve të admnistratës, duke i mundësuar njëherësh edhe punën online, ose si e cilëson si telepuna. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, duke përcaktuar rregullat e reja.

“Për institucionet e administratës shtetërore, orari ditor i punës fillon çdo ditë në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:30, ndërsa ditën e premte fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 14:00. Institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore e përcaktojnë vetë orarin ditor të punës”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sakaq përcaktohen edhe rregullat se si duhet të veprohet për ato nëpunës që duhet të marrin fëmijët e tyre në shkolla, duke kërkuar që të vendosen nga vetë titullari i institucionit