Në kuadër të rikonstruksionit të rrugëve të brendshme të Shirokës, aktualisht ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Ernes Koliqi. Është një nga rrugët kryesore të kësaj zone turistike, me një densitet mjaft të lartë banorësh.


Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë rreth 6 1 milion lekë. Ndërhyrja parashikon rikualifikim tërësor, me sipërfaqe asfaltike, trotuare, kanalizime, ndriçim dhe sinjalistikë rugore.


Investimet në zonën turistike të Shirokës, ashtu si në të gjithë territorin e Bashkisë do të vazhdojnë pavarësisht vështirësive që tashmë dihen.