Katër ditë pasi do mbyllej filiali i bankës drejtori vodhi 15 mijë euro e 7 mijë USD

Sipas dosjes së prokurorisë, që flet për ish-drejtorin e bankës së arrestuar, Artan Nisllaj, në 23 dhjetor të vitit 2011, Drejtuesit e Bankës Emporiki,”Credit Agricole Group” kanë marrë vendim të brendshëm, për të kryer një transferim fizik të një shume parash nga Dega e Gjirokastrës, në atë të Sarandës për nevoja të kësaj të fundit

Në 26 dhjetor 2011, drejtori i degës Gjirokastër Artan Nisllaj, duke patur parasysh se agjencia e Bankës Emporiki, në Kakavijë do të mbyllej në datë 30 dhjetor 2011, udhëzoi që një pjesë e shumës 10 000 euro të tërhiqeshin nga Agjencia e Kakavijës. Në momentin që mjeti i transportit të Shoqërisë së Ruajtjes së Sigurisë Fizike,mbërriti në Kakavijë për të kryer transportin e parave,arkëtari dhe punonjësi i vetëm i Agjencisë së “Emporiki Bank” në Kakavijë, V.Gj., ka deklaruar se nuk ka para gjendje në Agjencinë e Kakavijës.

Është kryer menjëherë kontrolli i gjendjes së Agjencisë nga ku rezultoi se mungonte një shumë prej 15.000 Euro dhe 7000 dollarë. Pas këtij konstatimi, V.Gj. lëshoi një deklaratë me shkrim me të cilën, pranonte me vullnet të lirë se i mungojnë nga kasaforta e agjencisë 50 kartmonedha 100 euro dhe 200 kartmonedha 50 Euro, në total 15.000 Euro dhe 70 kartëmonedha njëqindëshe dollarë në total 7000 dollarë.

Gjithashtu V.Gj., ka pretenduar se shumat prej 15 mijë euro dhe 8000 Dollarë, i janë dhënë Artan Nisllaj, i cili ka qenë drejtor i Degës Gjirokastër për “Emporiki Bank” Lidhur me këtë konstatim, banka ka depozituar kallëzim në prokurori, ku më pas ish-drejtori është marrë i pandehur për akuzën “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”

Në fund të gjykimit Nisllaj, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim në vitin 2015, vendim i cili u ekzekutua sot nga policia e Tiranës.