Tre të dyshuarit për at.entat.in që tr.onditi qytetin e Shkodrës më 13 janar 2018 ndaj Lulzim Kullës tashmë janë jashtë qelive. Mësohet se Endri Çopja është lënë me masën “arrest shtëpie” pasi i kanë mbaruar afatet e paraburgimit

Ndërsa më parë Argel Lulaj dhe Serxho Teta janë lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi është vertetuar se nuk kanë qenë ditën e ngjarjes në Shkoder. Endri Copja ka thënë se i kam sjellë motorin një personi me emrin Toni për tja shitur dhe jo per arsye te tjera

“Pasi jam arrestuar kam mësuar se Toni ka qenë Boran Bercana i cili eshte vrarë më 15 korrik” ka thënë ai

Argel Lulaj ka qenë të nesërmen bashkë me Endri Copaj në Shkodër për të marrë makinën me të cilën Çopaj kishte ardhur një ditë më parë dhe e kishte lënë në Shkodër pasi drejt Elbasanit ishte larguar bashke me Boran Bercanën me mjetin e këtij të fundit por pa e ditur identitetin e vertete Ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjeherë në Shkoder. Për Endri Çopaj është ndryshuar a.kuza

Ngjarja e rëndë në janar të vitit 2018 ndodhi në lagjen “Partizani” fare pranë qendrës së qytetit dhe përballë tregut, plot me njerëz