A keni frikë nëse infektoheni më Covid19 / Rama habit me përgjigjen: Kam bindjet e mia që e lidh me yjet!

Kryeministri Edi Rama po flet për menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid19 ndërkohë që ka zbuluar edhe nëse ka frikë nga infektimi me këtë virus. Rama: Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë. Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjet, spo i ndaj këtu

Vasili: Ka pasur një shprehje të Ata Turkut: Më lini në duart e mjekëve turq…ju larg qoftë do jeni në duart e mjekëve shqiptarë nëse infektoheni

Rama: Në rastin e covid mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu. Shefja e epidiomologjisë, Silvia Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë. Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve.

Kryeministri shprehet se koronavirusi nuk është një grip i zakonshëm, ndërsa thotë se nuk dëshiron të besojë për një mbyllje të përgjithshme

“Jemi në një situatë që nuk është as më alarmante por as e lehtë. Është një situatë nën kontroll. Nuk është një grip i zakonshëm dhe e dyta, numrat mund të rriten me shpejtësi në atë masë që bllokojnë sistemin pasi nuk kemi kapacitete spitalore.

Nuk dua të besoj tek një mbyllje tjetër të përgjithshme. Këtu ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër jo vetëm ekonomik por edhe psikologjik të shoqërive. Nëse mbajmë maskat dhe distancat, gjithsecili bëjmë sa duhet. Ne jemi të përgatitur siç kemi qenë edhe në fillim. Këtu kam tre libra që janë plani i veprimit për Shqipërinë” tha në “Open” kryeministri.