Ministrja Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ditën e sotme sqaroi më në detaj kufizimet që do të fillojnë nga nesër si pjesë e masave antiCovid të marrë nga Komiteti i Ekspertëve.
“Një vendim tjetër që është marrë, është administrate që do të punojë online, sipas sektorëve. Do të mbyllen lokalet, restorantet, baret, fast foodet, do të lejohen të qarkullojnë vetëm ata që mund të kenë raste emergjente ose që do të levizin për punë
Këta të fundit do të pajisen me autorizim nga e-albania. Duhet të kemi durim, vendosmëri e kurajo për ta përballur sëbashku dhe për ta kaluar këtë moment të vështirë, të një epidemie që ka prekur tërë botën” tha Manastirliu.
Comments are closed.