Banorët në fshatin Mali Kolaj të njësisë administrative Velipojë, vijojnë të vuajnë mungesën e marrjes së shërbimit mejksor. Godina është pothuajs e mbuluar nga ferrat teksa dita ditës po amortizohet. Në këto kushte banorët detyrohen të shkojnë në qëndër të Njësisë Administrative të Velipojës për të marrë shërbimin e duhur mjekësor

Kryetari i fshatit, Gjeto Leka tregon se qëndra shëndetësore nuk është vënë asnjëherë në shërbim të banorëve që prej vitit 2008 kur është ndërtuar. Kryetari I fshatit i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të vënë në funksion qëndrën shëndetësore në këtë zonë pasi është shumë e nevojshme

Prej 12 vitesh shumë familje në fshatin Mali Kolaj nuk marrin shërbimin mjekësor në këtë zonë. Pavarësisht thirrjeve ndaj institucioneve pergjegjëse, qëndra shëndetsore vijon të jetë jashtë funksionit /star plus/