Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dy urdhrat, përmes të cilëve kufizohet lëvizja gjatë orëve të natës në vend si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke filluar nga nesër, për një afat tre javor, pra deri më datë 02 dhjetor, kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit

I njëjti rregull vlen edhe për baret, fast food-et dhe restorantet. Bizneset në fjalë do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime.

Gjatë ditës së djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery” tha. Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”