Është rritur ndjeshëm numri I presonave të infektuar me COVID19 në qarkun Shkodër. Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar edhe 48 raste të reja pozitive në bashkinë Shkodër dhe Malësi e Madhe. 38 raste të reja janë konfirmuar në bashkinë Shkodër ndërsa 10 të tjera janë shënuar në bashkinë Malësi e Madhe.

Aktualisht, numri I të infektuarve aktivë në nivel qarku është më I larti I regjistruar prej përhapjes së pademisë pasi konfirmohen 693 persona të cilët po luftojnë me këtë infeksion ndërsa një numër I lartë I të infektuarve janë të shtruar në spitalet COVID19 në Tiranë. Nga ana tjtër, 30 mësues dhe katër nxënës, 10 më shumë se një ditë më parë janë të infektuar me COVID19 duke vështirësuar kushtet në të cilat po zhvillohet mësimi në shkolla

Shkodra renditet ndër qarqet me numër të lartë të personave të infektuar, kjo si shkak I mosrepsketimit të masave antiCOVID në ambjentet e hapura dhe mbyllura. Nga DVP Shkodër, informohemi se një ditë më parë janë kontrolluar në banesë 83 persona të infektuar me Covid19 dhe janë marrë 35 masa për mos mbajtjen e maskës/barrierës mbrojtëse.