Fëmijët që dinë të bëjnë punë shtëpiake, performojnë më mirë në jetën e tyre kur rriten. Në këtë përfundim kanë ndalë shkencëtarët. Sipas tyre kjo përmirëson shëndetin mendor të fëmijëve, si edhe i bën ata të ndihen të përfshirë edhe më të rëndësishëm.
Megjithatë, çdo punë e përditshme duhet të bëhet në një moshë të veçantë dhe nuk duhet që të përdoret si mjet nga prindërit. Punët duhet të shërbejnë për t’i dhënë mësime në jetë.
2-5 vjeç: Të mësojë se sa i rëndësishëm është rregulli
Punët që rekomandohen: Pastrimi i lodrave dhe i librave, rregullimi i krevatit apo çuarja e pjatës në lavaman
6-7 vjet: Të mësojë të ndihmojë të tjerët dhe puna në grup
Punët që rekomandohen: Të ndihmojë në përgatitjen e vaktit, në blerjen e ushqimeve, në shtrimin e tryezës, ushqimin e kafshëve
8-9 vjet: Të kuptuarit se gjithçka ka vendin e saj
Punët që rekomandohen: Organizimi i gjërave të tyre, vendosja e enëve në lavanteri
10-11 vjeç: Të bëhet më i pavarur
Punët që rekomandohen: Të përgatisë mëngjesin, hedhja e mbeturinave në kosh, pastrimi me fshesë korenti
12-15 vjet: Të mësojë të përcaktojë prioritetet
Punët që rekomandohen: Larja e makinës, pastrimi i oborrit, hekurosja, larja e dritareve
16+ vjet: Të përgatitet për jetën e një të rrituri
Punët që rekomandohen: Pazari, gatimi, ndërrimi i llambave
*Përktheu Shqiptarja.com
Comments are closed.