Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me Covid19
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, i cili përmes një postimi në facebook, shprehet se pasi rezultoi pozitiv ditën e sotme është karantinuar në banesë dhe ka nisur trajtimin mjekësor sipas protokollit të shëndetësisë. Gjiknuri me këtë rast i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e higjenës dhe distancimit social.
Postimi i plotë: Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19 rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet!
Comments are closed.