Nënkryetari i LSI Petrit Vasili është infektuar me COVID19 Burime bëjnë me dije se është shtruar në një spital privat dhe ndodhet në reanimacion. Dalja e tij e fundit për mediat ka qënë në 28 tetor, pra 11 ditë më parë.

Përfaqësuesit e kësaj force politike kanë zhvilluar takimet me qytetarët pa maska dhe pa asnjë distancë, duke pretenduar se COVID19 nuk ekziston.

Madje kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ‘COVID nuk futet në LSI, edhe po e zuri nuk e gjen gjë se ka imunitet të fortë’, por mesa duket nuk rezultoi kështu. Kjo deklaratë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruante “vaj medet”