Nga Durrësi kryeministri Edi Rama ka dhënë argumente se përse duhet të marrë mandatin e tretë kjo qeveri. Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata

Me 1000 % nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën

Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne

Nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh tha Rama