Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. Projekt-buxheti mori 87 vota pro, 9 vota kundër dhe 2 abstenim.
Për mazhorancën ky projekt-buxhet është përgjigja e duhur ndaj pandemisë, ndaj procesit të rindërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Ndërkohë, deputetë të opozitës parlamentare e kanë cilësuar këtë projekt-buxhet si imagjinar, teksa komentuan borxhin e marrë gjatë kësaj kohe nga qeveria / Opinion.al
Comments are closed.