Joe Biden duket gjithnjë e më afër Shtëpisë së Bardhë. Associated Press dhe CNN në projeksionet e tyre vlerësojnë se kandidati demokrat ka fituar Uiskonsin dhe Miçiganin, duke arritur vlerën e 253 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën
Megjithatë ai duhet ende të fitojë Nevadën dhe Arizonën, ku vijon të kryesojë, ndërsa numërimi po i afrohet fundit
Biden dje ripërsëriti mesazhin e tij gjatë fushatës se nëse do të zgjidhet do të jetë president i të gjithë amerikanëve. Rezultatet përfundimtare të Miçiganit dhe Nevadës me shumë gjasë do të mësohen sot, ndërsa Pensilvania do të numërojë deri të premten në 6 nëntor. Trump është ende në garë, por duhet të tejkalojë Biden në Nevada dhe Arziona, e të fitojë gjithashtu Xhorxhan, Pensilvaninë dhe Karolinën e Veriut ku është në avantazh
Ndërkohë që ka pasur protesta në disa qytete amerikane ndërsa rezultatet e zgjedhjeve mbeten të paqarta
Protestuesit dolën në rrugë në disa qytete amerikane të mërkurën, duke bërë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump u mblodhën para qendrave të numërimit të votave në Miçigan dhe në Arizona
Policia në New York arrestoi dhjetëra njerëz të mërkurën mbrëma pas asaj që kishte qenë një demonstratë paqësore. Zyrtarët thanë se një grup i vogël njerëzish u përpoqën të rrëm.benin protestën duke u vënë zja.rrin plehrave dhe duke u pë.rleshur me oficerët e pol.icisë
Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego. Përveç thirrjes për numërimin e votave, demonstruesit theksuan gjithashtu pabarazinë racore, subjekt i protestave të shumta gjithandej Shteteve të Bashkuara këtë vit
Në shtetin veriperëndimor të Oregonit, Guvernatorja. Kate Broën aktivizoi Gardën Kombëtare ndërsa policia në Portland i cilësoi si trazira protestat e atjeshme duke kryer edhe arr.estime.
Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit. Ata në një tubim të mëvonshëm në Phoenix të Arizonaa, brohoritën Ndalni vje.dhjen
Demonstratat e ndryshme shpërthyen ndërsa rezultati i zgjedhjeve të së martës mbeti i paqartë dhe presidenti bëri pretendime të pambështetura për mashtrim, ndërsa republikanët ngritën padi të shumta zgjedhore.
Comments are closed.