Statusi Ministres se Arsimit

Mësuesi, notën nuk duhet ta përdorë si mjet presioni për të rritur angazhimin e nxënësit, por duhet ta përdorë si stimul për të ngjallur besimin dhe dëshirën për të mësuar, tek nxënësit , është parimi i Zysh Mimozës, e cila prej vitesh të tëra respektohet nga mbarë komuniteti i nxënësve, prindërve dhe kolegëve në Shkodrën e traditës dhe kulturës

Ajo gëzon shkallën e parë të kualifikimit, ka përgatitje shumë të mirë shkencore, përdor metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe ka një komunikim shumë të dashur, stimulues e gjithëpërfshirës me nxënësit

Me pak fjalë, me punën dhe arritjet e saj, Zysh Mimoza përfaqëson traditën më të mirë të mësuesisë të gërshetuar me aplikimin e metodave moderne të mësimdhënies, në përgjigje të politikave frymëzuese të MASR. Faleminderit dhe mirënjohje për Zysh Mimozën