Gazetari Erjon Skëndaj ka sjellë një atmosferë të rënduar nga Spitali Infektiv, ose i quajtur ndryshe COVID 1 brenda QSUT së. Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm urgjencash shëndetësore që kanë mbërritur gjatë ditës së sotme, ndërsa jashtë ambienteve, brenda ambulancave ka të tjerë pacientë që presin

Janë 8 ambulanca para Infektivit. Shumica e tyre janë me të sëmurë brenda. Nuk ka vende të lira në Infektiv dhe presin që dikush të dalë dhe pacienti të shtrohet në spital. Ka pacientë që po qëndrojnë në automjet për mbi një orë për një vend. Shikoni vetë pamjet.

Ajo që kemi mësuar është fakti se në Spitalin COVID 3 nga burime jozyrtare mësohet se janë shtruar 12 persona. Të 12 personat janë forma të lehta klinike të COVID 19 pra nuk janë forma të rënduara sikurse urgjencat mjekësore që kanë mbërritur nga mëngjesi i sotëm. Me sa kam arritur të numëroj, nga ora 09 00 deri tani janë 20 urgjenca të mbërritura në Infektiv. 20 urgjenca, 8 i keni të stacionuara për mungesë të vendeve të lira.


Ndodh njëherazi lirimi i ambienteve nga pacientë që janë të shtruar, por numri i atyre që duan të shtrohen është shumë më i madh, raportoi gazetari Skëndaj për BalkanWeb