Kreu i qeverisë Edi Rama i është dedikuar tërësisht batutave dhe replikave online, në një kohë kur në vend mijëra qytetarë janë duke vuajtur pasojat e Covid 19 e sikur të mos mjaftonte kjo edhe sorrollatjen e strukturave shtetërore.

Teksa PD ka den.oncuar me video, faktin se qytetarëve nuk u bëhet tamponi, pasi ka mungesë të tyre, Rama shprehet se PD duhet të heqë menjëerë dorë nga reagimet me sh.arje dhe me aku.za.

PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sha.rje e me akuza, sepse sia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek .dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë, shkruan Rama në reagimin e tij.

Gjithçka nisi me denoncimin e epidemiologut Zija Alhysa, i cili shprehej se në qytetin e Durrësit ka mungesë tamponesh, ku vetëm 15 janë në shërbim të qytetarëve në një ditë, por për Ramën në vend që të kishte reflektim, zyra e shtypit të tij u morr me deftesën e punonjësit të shëndetësisë.

Sipas Ramës të gjithë personat që nuk kanë dalë me 10 në shkollë, që është kryer që para ndryshimit të sistemeve, nuk ka të drejtë të punojë, të denoncojë dhe të shprehet, edhe pse mund të ketë më shumë se 30 vite eksperiencë në sistemin shëndetësor