Mjeku Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore janë familja, baret, restorantet, kërkova mbylljen e kinemave


Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në një lidhje Skype me emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid. Pipero tha se ishte dakort me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja” tha Pipero.


4 Trackbacks / Pingbacks

  1. magic mushrooms in denver colorado​
  2. the best place to buy magic mushrooms online in Canada
  3. you can check here
  4. buy mushrooms online mumbai

Comments are closed.