Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë konfirmuar 284 raste të reja, nga 1278 teste të kryera. Po ashtu, ministria informon se në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar edhe 103 qytetarë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në total në vendin tonë është 487 .