Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmeve të ditëve të fundit se Jozefina Topalli do të kthehet në politikë me një parti të re.

Spiropali ka ‘thumbuar’ ashpër Bashën , teksa shkruan taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi ti bjerë fyellit elektronik.

Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet” shkruan Spiropali