Mbrëmjen e sotme u publikua një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni. Në audion e siguruar nga News24 dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi një gjë e tillë mund t’i rrezikojë jetë.

Eva: Na lini rehat, të ikim tamam në Shqipëri. Allahu e di nga na çojnë, na shesin. Më mirë rri urtë dhe bëj durim, derisa të vijë shteti e të ikim tamam si gjithë shqiptarët. Na kanë parë neve, na kanë regjistruar dhe na kanë thënë që do na marrin shpejt