Këshilli miratoi projektvendimet për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Erion Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Brahim Dragjoshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

për caktimin e përkohshëm të prokurorit Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar, në datë 22.10.2020, Komisioni i Pavarur i Apelit ka shkarkuar nga detyra Drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Me qëllim për të plotësuar vendin e lirë përkohësisht të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projektvendimin për caktimin e përkohshëm të prokurorit Genti Xholi prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Këshilli miratoi listën pjesore të 22 (njëzet e dy) kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2020-2021, si më poshtë: Aida Yzeiraj; Artenida Toska; Besiana Sadikaj; Bledar Bala; Denisa Perdja; Drini Zeqo; Edmond Vorfi; Elona Gixhari; Erjon Murataj; Ermira Prifti; Glenda Zeneli; Irena Sufaj; Jonida Allushi; Lorena Salillari; Malvina Pëllumbi; Maringlen Meta; Nertila Bregu; Nertila Miftaraj; Olsi Vasiu; Silvana Belishta; Valbona Maja; Xhejnsila Hako.