Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa ishte duke folur në ceremoninë e dorëzimit të 60 respiratorëve nga NATO, si ndihmë për vendin tonë, paralajmëroi pronarët e lokaleve që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të vendosura, pasi në të kundërt qeveria do të jetëe detyruar që të veprojë me pòlici.

Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.

Atyre që kanë restorante, bare iu them që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojën shtetin dhe mirëkuptimin tonë mos ta marrin për dobësi, të mos vënë në rrezik njerëzit. Ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim pòlicinë, por a është kjo ajo që duam?

A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare, për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, u shpreh Rama në fjalën e tij, ku apeloi edhe ndaj qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.