Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi ka qenë paraditen e sotme në Gjykatën e Korçës, ku do të mbahej seanca për përllogaritjen e viteve të tij të dënimit

Seanca e sotme është shtyrë për shkak se mungonte drejtori i Burgut të Drenovës, ndërsa rreth e qark gjykatës janë marrë masa të shumta sigurie për të shmangur çdo incident apo surprizë. Më hetët Gjykata e Korçës ka vendosur që ti heqë një masë disiplinore Caushit, për sjellje të keqe, që sipas të gjitha gjasave mund ti hapte rrugën dhe lirimit të tij.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997