Moderatorja e dashur, Arbana Osmani ka sjellë në jetë një djalë. Arbana dhe Eduarti ia kanë vënë emrin djalit, Diell.

Eduarti ka postuar në Instagram një foto me Diellin në krahë. Regjisorit i shkëlqejnë sytë nga lumturia, pasi u bë baba për herë të parë Dyshja është shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit ti vënë emër shqiptar. Kujtojmë se Arbana është edhe nënë e një djali më të rritur të quajtur Joni, i cili është mjaft i lumtur që tani është një vëlla i madh.