Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Business Insider Polska” ka komentuar situatën e koronavirusit në Shqipëri.
Teksa sqaron masat shtesë të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID19 Rama shprehet një bllokim i dytë do të ishte shkatërrues.
“Shqipëria megjithëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka vite që tërheq mijëra polakë që duan të pushojnë në detin Mesdhe. Fatkeqësisht, vuajti shumë nga shpërthimi i pandemisë.
Të ardhurat nga turizmi kanë rënë dhe ekonomia e vendit pritet të tkurret me 7.5% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2020, për tu rikthyer me 6.1% vitin e ardhshëm. E gjithë kjo ndodh në një periudhë të vështirë.
Nga mesi i kësaj jave ne prezantuam vendimin për mbajtjen me detyrim të maskave edhe në ambiente të hapura. Kjo është shumë e rëndësishme. Por një bllokim i dytë do të na vrasë. Do të jetë shkatërrues për familjet tona dhe për ekonominë në tërësi. Ne këtë duam ta shmangim”, është shprehur Rama.
Po ashtu ai thekson se shoqëria shqiptare dhe ajo polake pavarësisht kësaj krize do të mbijetojnë dhe sipas tij do të dalin më të forta.
“ Ne duhet të luftojmë rrezikun e një vale tjetër të intensifikuar të koronavirusit. Unë e di që shoqëria shqiptare dhe polake do të mbijetojnë dhe do të dalin më të forta nga kjo krizë” shton ai.
Comments are closed.