Me hyrjen në fuqi të aktit normativ nr. 32 për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtë, policia ka nisur të gjobisë qytetarët që nuk binden.

Së fundmi ne rrjet po qarkullon fleta e gjobës që i është vënë një qytetari në Berat. Ky qytetar është kapur nga policia pa maskë dhe për këtë arsye është gjobitur me 3000 lekë.

Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.

Nuk kanë qenë të paktën qytetarët që kanë reaguar jo mirë ndaj këtij akti normativ që ë bën mbajtjen e maskave të detyrueshme kudo, pasi dilni nga shtëpia.

Kujtojmë se maska u bë e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.

“Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,theksohet në vendimin e qeverisë