Nga Ajgena Korbi

Të prekurit ditor nga koronaviursi në vend prej tre ditësh nuk po zbresin nën 270 persona. Infeksioni është përhapur kudo ndërsa të sëmurët që kanë nevojë për trajtim në spitale po njohin rritje. Situata sipas specialistëve të shëndetësisë paraqitet shqetësuese dhe nëse numri i të infektuarve vijon me të tendencë Drejtori I Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nuk përjashton mundësinë që dhe Shqipëria ti nënshtrohet masave kufizuese ashtu si shtete të tjera në botë.

“Normal që gjendja dhe numrat do të rriten akoma se infeksioni është përhapur shumë. Shpresojmë që me vendosjen e maskës me detyrim të ulet disi. Nëse rritja do të vazhdojë do të monitorohet deri në kontrollin e burimeve spitalore që kemi në dispozicion. Siç po vepron e gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje” thotë ai.

Ndërkohë që kapaciteti i dy spitaleve Covid në vend po shkon drejt ezaurimit 80% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi nga mjekët e familjes. Brataj i bën thirrje këtyre të fundit të ndjekin hap pas hapi gjendjen e pacientëve e të mos i rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve pa kriter.

“kur sapo të shfaqet sëmundja nuk duhet të jemi aq agresivë me të gjitha medikamentet që përmenden nga fillimi deri në fund. 4-5 ditët e para kuprohet që problemi kryesor është temperatura q ëkontro0llohet e paracetamol” shprehet Brataj.