“Një lajm i trishtë për mua sot, për ndarjen nga jeta e trajnerit tim të dashur, Vildan Tufit. Njeriu i cili më mësoj e më rriti me frymën e të qenurit talent në atletike, ai i cili besoj te unë edhe në ditët më të vështira, ai që më bëri Kampion Europe e me dha medaljen e parë të artë në historine shqiptare”

Kështu shkruan kampioni shqiptar Izmir Smajlaj pasi ka mësuar për ndarjen nga jeta e trajnerit dhe profesorit të mirënjohur të qytetit të Shkodrës, Vildan Tufi

Profesor Tufi u nda sot nga jeta, në moshën 75 vjeçare. Trajneri dhe profesori i mirënjohur shkodran vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. I lindur në Shkodër më 14 prill 1945 në Shkodër, “profesor Vili” ia përkushtoi jetën Atletikës duke trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë

Më herët, lidhur me këtë vdekje të hidhur reagoi edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në qershor të këtij do e dekoronte me titullin “Mjeshtër i Madh”