Edi Rama ka publikuar edhe sot rublikën e pyetjeve me qytetarët, ku një pjesë kanë qenë kërkesa për punë, disa falenderime për heqjen e taksës kurse dy kërkesa kanë qenë për falje taksash dhe për ulje të moshës së pensionit për gratë.

Të dyjave të fundit Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur negativisht. Një shofer kamioni i është ankuar Ramës se ka paguar gjithë taksat për 2019 dhe 2020 dhe kërkon që ti falen ato.

Rama ju përgjigj se transporti i mallrave nuk është ndaluar gjatë lockdovvn-it dhe se për kategoritë që transportojnë mallra ska paketë. “Por ti do kontaktohesh, dhe do të shpjegohet me detaje si qëndron problemi yt. Një vajzë e re me aftësi të veçanta i ka thënë Ramës se ka mbaruar universitetin me rezultate të shkëlqyera ndaj dhe pyeti për punësim” tha Rama.

Kryeministri ju përgjigj se do të njoftohet personalisht nga njerëz të qeverisë për të bërë të mundur punësimin. Ndërkaq tre qytetarë që kanë biznese të vogla kanë shprehur falënderimin për heqjen e taksës duke thënë se me paratë e kursyera ata mund të shtojnë punësimin.

Kryeministri u përgjigj se “Më vjen mirë për fjalët e mira, kurajo besim ne jemi pranë atyre që i drejtohen mendjes e krahëve të tyre për tja dalë. Tani është koha për t’ju çliruar edhe nga inspektorët e kontrollorët. Nga janari nuk do vijë askush përveç vetvetes, ku në aleancë të fortë qeveri e biznesi vogël të garantojmë se të mëdhenjtë të paguajnë detyrimet e tyre. Taksa e biznesit të vogël duhet të jetë e hequr deri në vitin 2029”

Një studente ekselente nga Korça e pyeti Kryeministrin se a do të ketë këtë vit program për studentët ekselentë për tu punësuar në administratë.

Ramau përgjigj se DAP po përgatit thirrjen tjetër për studentët ekselent që mund të përfshihen sipas nevojave për të kryer vitin e nevojshëm që më pas të konkurojnë si të tjerët, thirrja bëhet në nëntor.

Ndërkaq, një imazhier nga Gjermania e ka pyetur se kur do të njihen patentat shqiptare në Gjermani.

Rama u përgjigj se ne kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit standardeve të transportit përsa i përket strukturës sonë, ku është bërë revolucion ndaj shërbimit.

Raporti me vlerësime nga inspektimi palës gjermane ka shkuar në ministrinë federale. E cila e ka shpërndarë në lande se duhet se secili nga landet ta aprovojë. Ky është proces në duart e autoriteve gjermane. Më shpejt se vonë do vij momenti shumëpritur për ju që të mos paguani fatura të kripura për të marrë patentën gjermane.

Një titullare e biznesit të vogël e ka pyetur Ramën se a do të ulet pensioni për gratë, e kryeministri u përgjigj se kjo gjë smund të flitet aktualisht pasi kemi bërë shumë mundim për të arritur tek heqja e taksës për biznesin e vogël
/GazetaShqip