Borxhi publik është kthyer sot në objekt replike midis mazhorancës dhe opozitës. Pasi kryeministri Rama publikoi shifrat që sipas tij tregojnë uljen e borxhit dhe rritjen e investimeve, ka ardhur edhe reagimi nga kampi blu.
Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se nga viti 2014 deri në 2020, ka rritur borxhin me 29 per qind
“Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.”, shkruan Teliti.
Në statusin e tij në Facebook, përfaqësuesi i Partisë Demokratike publikon shifrat sipas të cilave borxhi publik gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u rrit me nga 58 në 68 per qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto por ai shton se gjatë kësaj periudhe ata ulën taksat dhe rritën pensionet.
Ndërsa gjatë periudhës 2014-2020, sipas shifrave të publikuara nga Dorian Teliti, borxhi publik u rrit me 29% të PBB-së dhe aktualisht është 97 per qind e PBB
“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.
Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29 per qind të PBB (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë” shkruan Teliti /Opinion.al
Comments are closed.