Ditën e djeshme lideri suprem Edi Rama deklaroi se duke nisur nga dita e enjte e javës që vjen, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo person edhe në ambiente publike. Po çfarë ndodh nëse ky rregull nuk respektohet? Gjobë!! Bashkangjitur me faturën e dritave. Kështu, dita-ditës po rritet ndjeshëm presioni për ta rikthyer vendin drejt një karantine të dytë, çka do të rezultonte fatale për xhepat e shqiptarëve. Por neve si popull na bie detyrë që sa herë lideri tenton të rëshqasë drejt masave autoritare dhe autokrate, të ngrihemi dhe të kundërshtojmë me forcë.

Boll më! Jo shumë larg vendit tonë, në Romë të Italisë shpërthyen protestat, pikërisht për faktin e masava kufizuese që qeveria kërkon të rikthejë.E njëjta gjë pritet dhe shpresohet të bëhet nga shqiptarët, pasi është rritur ndjeshëm skepticizmi dhe vetëdijësimi se kudo, pandemia e Covid19 po përdoret për të forcuar edhe më shumë pushtetin dhe për të larguar vëmendjen nga hallet e përditshme, aq më tepër në rastin tonë. Vendimi skandaloz i kryeministrit u komentua edhe nga vetë shqiptarët dhe nuk është nevoja të zgjatemi shumë.

Reagime pati gjithashtu nga figura dhe ekspertë të njohur. Ndërkohë Koalicioni për Shqipërinë, pas deklaratës së Ramës, ka vendosur që ditën e enjte, në orën 18:00 të mbahet një protestë e fuqishme para Kryeministrisë. Motoja e protestës është një citat lapidar nga shkrimtari i madh anglez i shekullit të kaluar, Xhorxh Oruell, i cili në romanin legjendar “1984” shkroi: “Nuk do të ketë të qeshura, veç të qeshurës së triumfit mbi armikun.

Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt…përgjithmonë”. Ndaj, pritet që populli të ngrihet dhe të dëshmojë forcën e vet. Mosbindje civile!