Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas paralajmërimit të këtij të fundit se do i kthejë sërish në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa dakordësinë e opozitës joparlamentare.

Rama tha se Meta nuk duhet të vonojë, dhe të vendosë nëse duhet ta dërgojë sa më shpejt, ndërsa u zotua se maxhoranca do ta votojë sërish pa asnjë ndryshim.

“5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar. Nuk ka asgjë më për të thënë dhe asgjë për të humbur. Nuk asgjë më për të thënë dhe as kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta dërgojë ose ta kthejë që të mos humbin kohë dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar. Nuk kam idenë fare se çfarë është ky plani me pesë pika”, tha Rama duke iu referuar propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha /mv. abcnews.al