Partia Demokratike këtë të hënë ka nisur fazën finale për skanimin e kandidatëve demokratë për deputetë

Të shtunën me votimet në qarkun Tiranës, ku përfshihen dhe 21 degë të tjera të vogla tashmë ka përfunduar dhe 495 emrat e kanë kaluar në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve dhe tashmë këto emra janë potencial për të qenë në listën e emrave për kandidatë

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se filtri final pritet që të mblidhet të martën dhe të hartojë raporte për secilin kandidat, që mund të sjellë më shumë popullaritet për secilën listë dhe do të bëhet dhe

Ndërkohë nga i gjithë ky proces i zhvilluar në votimin e 12 qaqeve të vendit ka prodhuar 17 emra të skualifikuar, ku bien në sy emrat e tre ish kryebashkiakëve, atij të Kukësit, Bashkim Shehu, ish kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Tusha dhe ish ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri

Gjithashtu nga gara janë skualifikuar edhe tre ish deputetë, Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli në qarkun e Korçë sdhe Astrit Veliaj në Berat dhe bashkë me ta dhe 11 emra të tjerë zyrtarësh demokratë