Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.

Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave. Ai tha se masat do të jenë më të rënda për punonjësit e shtetit se sa qytetarët e tjerë.

Rama tha se shteti kërkon që të evitojë kthimin e një karantine të përgjithshme pavarësisht numrit të shtuar të infektimeve. Ai tha se gjatë periudhës vjeshtë-dimër do të rriten më tej kapacitetet testuese për koronavirusin.

“Së pari situata e përgjithshme në Europë dhe më gjerë ka rifilluar të bëhet shqetësuese. Ishte e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin. Por nëse në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine, ajo që ne duhet të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë dhe për shtetin.

Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por duhet të kujtoj që në fazën e parë ja dolëm me sukses të përballemi me goditjen e parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të pandemisë të sistemit tonë mbrojtës në spitale. Nëse në fillim ishte infektivi ishte stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi 4 spitale COVID. SPitalet që janë në funksion ku mjekët po bëjnë një punë heroike. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës, me mjekë të trajnuar specifikisht për epideminë. Kemi 36 autoambulanca të specializuar. Terapia intensive është e pajisur me 500 shtretër.

Gjatë periudhë vjeshtë-dimër do të shtojmë kapacitetet testuese. Jemi ndër vendet e para që kemi siguruar financën për të siguruar vaksinën. të gjitha vendet angazhojnë një shumë dhe zënë një radhë. Jemi në grup të parë të vendeve në radhë për të marrë një vaksinë. Situata në vend nuk mund të ndiqet pa u shqetësuar. Me ftohjen e temperaturave dhe kalimin e kohës së njerëzve që rrinë në vendet e mbyllura. Qoftë dhe njerëzit që mendojnë se kjo është një konspiracion duhet të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre. N

jë mbyllje e përgjithshme nuk do kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi të gjithë bashkë solidarë se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shohim rihapjen e kanalit prej nga do rrjedhin të ardhurat e familjes. Jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit. Kini parasysh që para dy ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Maksimumi do i bëjmë maskat me detyrim.

Puna është bërë fantastike nga ana e volumit të masave të marra. Falja e gjobave që bëmë. Natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari, pronari të cilësdo hapësirë private dhe të brendshme të bëjë punën e vetë pa pasur nevojë për masa represive. Fatkeqësisht një pjesë nuk e kuptuan kështu dhe ja kanë “hedhur” vetes dhe familjes së tyre” tha Rama.

Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se në ditët në vijim do të shqyrtohen dhe protokollet e trajtimit të pacientëve me koronavirus.

“Prej momentit të parë ka pasur një analizë. Ne protokjollet spitalore i shohim dhe i rinovojmë në mënyrë ciklike. Njësoj dhe protokolleve ambulatore. Protokolli me stade, do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndësor. Do të kemi një rishikim të protokolleve. Nuk ka një terapi të shënjestruar për trajtimin e COVID

Kemi vetëm trajtim të simptomave prandaj rishikohen vazhdimisht. Parimi në mjekësi është mos dëmto. Rishikimi i këtre protokolleve do sjellë një risi në barnat që do të përdoren si dhe trajtimet” tha Rama.

Gjithashtu ajo tha se aktualisht janë dhe 150 mjekë dhe staf mjekësor në pritje që të angazhohen në luftën kundër koronavirusit.

“Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment dhe element me të gjithë seriozitetin që i takon. Vijon të forëcojmë kapacitetet tona me mjekë dhe infermierë. Vijon trajnimi i tyre. Për të mbështetur ata kemi dhe 150 staf mjekësor për të trajnuar në mbështetje të tyre. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësinë e faktit që Shqipëria vdekshmëria është më e ulët në raport me numrin e infektimeve.

Kërkohet durim, kurajo, sakrificë. Maska do jetë detyrim. Edhe sikur të jemi të hapur dhe të sëmuremi, kjo e dëmton karantinim. Nuk kanë ndryshuar rregullat nga fillimi i pandemisë. Ka një lodhje me pandeminë në të gjithë botën. Ne duhet ta rikthejmë dhe njëherë. Vendosja e maskës, duke vendosur thonjëzat që rastet përjashtuese do njiheni në vijim” tha Manastirliu.