4 persona humbin jetën nga Covid-19, ja sa persona janë infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.


Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse