Pavaresisht revoltimit, qe nuk kalon caqet e kolektiveve, per tu kthyer ne nje reagim llogarikerkues ndaj institucioneve pergjegjese, afersisht 80% e arsimtareve ne Malesi te Madhe vijojne endjen neper rruget e kesaj bashkie sa ne nje mjet transporti ne tjetrin, per te mberritur ne shkollat e tyre.

Shpesh perfundojne ne furgona te tejmbushur me pasagjere, aq sa te vjen nje e qeshur sarkastike, kur mendon ritualin e protokollit qe ai duhet te zbatoje ne ambjentet e institucionit per mbrojtjen nga Covid-19, nderkohe e ka shkelur gjithe skenarin me te dyja kembet qe ne menyren sesi udheton per tek vendi i punes.

Qe nga 10 diteshi i fundit i muajit gusht e deri sot me dt 5 tetor 2020, me shume se cdo ndjesi tjeter, ka provuar neperkembjen e autoritetit te tij. Nese per vite me radhe, te pakten per transportin per te shkuar tek vendi i punes, nuk ka pasur kokecarje, se fundmi ka 1 muaj e gjysem qe eshte kthyer ne nje endacak i oreve te para te mengjesit dhe ato te drekes. Shpesh vendoset ne pozita “lutese”, duke shpresuar qe ndonje autombjet do te kete nje vend bosh per te.

Kolektivet jane percare, per shkak te menyres se si udhetojne. Disa ne furgonet e rralle e disa ne makina private. Pergjate nje jave mund te nderrojne me shume se 10 automjete, pa kurrfare masa sigurie. Ne me te shumtat e rasteve mjetet tejmbushen dhe jane te rralle pasagjeret qe mbajne maska. Po cfare ka ndodhur me transportin e tyre


Cuditerisht tenderi qe percaktoi kompanine fituese, e cila me tej ben shperndarjen e linjave, u hodh me dt. 18 shtator, 4 dite pas fillimit te vitit shkollor. Sipas burimeve qe vijne nga kjo kompani, nga bashkia Malesi e Madhe, e cila lidh kontratat me drejtuesit e mjeteve, si dhe nga vete keta te fundit, ngerci i tejzgjatur vijon per mos plotesim dokumentesh nga vete drejtueist e mjeteve.

Nese per vite me radhe eshte toleruar mos plotesimi i rregullt i dokumentacionit, por ka mjaftuar vetem nje vertetim i thjeshte nga drejtuesit e IA-ve per transportin e arsimtareve, tani zbatimi i ligjit kerkon te jete dore e “hekurt”. Ne fakt zbatimin e ligjit e duam te gjithe, por a do munden drejtueist e furgonave te plotesojne gjithe dosjen qe iu kerkohet

Ndryshe kontrata me bashkine nuk do te lidhet. Nga ana tjeter u kekrohet drejtuesve te hyjne ne shoqate ku marrin te drejten te pajisen me nje dokument, qe do t’iu nevojitet per lidhjen e kontrates. Antaresimi perflitet qe kap vleren e 200.000 leke te vjetra. Ka rezultuar qe 20% e drejtuesve te furgoneve ta kene paguar ate, gje qe faktohet edhe me daljen e tyre ne pune. Pjesa tjeter ose e refuzojne kete pagese, ose hasin ne pengesa te tjera per plotesimin e dokumentacionit.

Ngerci per tu zgjidhur se i kujt eshte faji sa vjen dhe rritet tenderi qe hidhet me vonese, paralajmerimi ndaj drejtuesve te mjeteve qe nuk u be qe ne prill te 2020, i cili do t’i nxiste ata te plotesonin dokumentacionin ne kohe, pagesa ndaj antaresimit qe rezulton e larte per drejtuesit, apo burrokracite e zyrave shqiptare, tek te cilat te del shpirti derisa te marresh gjithe dokumentacionin e nevojshem

Por ajo qe me shqeteson me shume eshte: ky problem, i cili ka 1 muaj e gjysem, si ka mundesi te mos kete zgjuar inetresin qe nga za, drejtoria rajonale ne Lezhe, pasi si problem nuk shihet ta kete vete Malesia e Madhe por edhe vete Shkodra? Si ka mundesi edhe reagimi nga Ministria eshte inkezistent

Po vete arsimtaret kur do vije dita qe te ndergjegjesohen dhe te reagojne per probleme kaq jetike, te cilat jo vetem lidhen me dinjitetine tyre, por dhe me sigurine shendetesore apo dhe xhepin e tyre. Te pakten per 1 muaj e gjysem jane duke paguar 2-fishin e transportit pasi rruga behet e copezuar me disa mjete. Per cfare rritje rroge behet fjale kur vete transporti automatikisht ka 1 muaj e gjysem qe ka ulur ndjeshem te ardhurat e tyre


Cili eshte motivimi i nje mesuesi ne procesin mesimor, kur mengjesi per te nis me stresin e transportit? Jepini fund enjdeve te tij sepse nuk e meriton. Po neperkembni trurin e shoqerise shqiptare. E gjitha nje dite do te kthehet mbi vete ju, qe keni ne dore fatin e tij dhe po heshtni.

Kozeta Bruci
Mesuese
( gazetare Tv1 Channel)