Kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka fejuar djalin e tij, Alvinin.

Në pamundësi për ta festuar me të gjithë të afërmit dhe miqtë, Ndreu ka mbledhur në një tryezë vetëm çiftin, bashkëshorten dhe krushqit e tij.

Frea dhe Alvin kan vendose tashme te lidhen perjete duke na nderru status Arlindes dhe mua. Trashegime, mbaresi e ca tu doje zemra ne jete , shkruan Ndreu në postimin e tij në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij.

Ajo që vihet re është se nusja e Ndreut është vajza e Pëllumb Petritit, ndryshe njihet si ‘peshku’ i Karaburunit.

Petriti është cilësuar si “peshku i madh” i tjetërsimit të pronave në Vlorë pasi ka qenë në akuzë së bashku me 3 punonjës tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë, për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.