Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të shfaqet ndryshe në një intervistë për mediat e Kosovës. I ftuar në “Kojshia Show” Berisha është shfaqur si rrallë herë me plisin (qeleshen) në kokë teksa bisedonte me gazetarin.

“S’ka kapele më të mirë se kjo” thotë ish-kryeministri, ndërkohë që gazetari i kujton edhe vargjet e një këngë që i është dedikuar Berishës.

“Ti ke atë këngën; Oj Serbi murin ta prisha, se mua më thonë Sali Berisha!” i përmend vargun gazetari, ndërsa Berisha i vënë në siklet zgjedh ta kalojë me të qeshur