Presidenti Meta i është përgjigjur Ramës, me fjalët që ka thënë vetë për të rreth 20 vite më parë.

Meta e falenderon Ramën për fjalët e mira që ka thënë 20 vite më parë ndaj tij, dhe shton se ato mendime përsëriten dhe në takimet e afërta dhe pa kamera mes tyre. Meta i kërkon Ramës që të heqë dorë nga varësia prej bandave dhe oligarkëve dhe ti hapë listat 100%

Iliri në vetëm dy vote tregoi, se jo vetëm ka vullnetin dhe talentin për të qeverisur, por ka aftësinë të përshtatet me një gjeneratë të re, këtu bëhet ndarja finale , shprehej Rama në videon e postuar nga ana e presidentit.

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

Përplasja në distancë mes presidentit dhe kryeministrit nisi paraditen e sotme, kur Rama u shpreh se Meta u ka shumë borxhe shqiptarëve, dhe se ka marrë në dorë kryesimin e opozitës, duke shkelur mbi parimet e institucionit që drejton. Por duket se replikat do të vijojnë dhe mbetet për tu parë cilat do të jenë reagimet e ardhshme të palëve.