Klubi Vllaznia sh.a dhe gjithë drejtuesit e saj nisur nga kryebashkiakët por edhe zyrtarët e tjerë brenda pak ditëve do të përballen me një padi penale në prokurorinë e rrethit Shkodër. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Arbis Vjerdha njëkohësh kryetar i komisionit të sportit deklaroi se ka gati një padi penale për Vllaznia sh.a lidhur me vjedhjet që janë bërë në gjithë këto vite dhe vazhdojnë ende

Sipas këshilltarit Vjerdha edhe sponsori i ri Alban Xhaferri është futur në vorbullën e hajdutëve dhe për gjithçka do të përgjigjet në prokurori bashkë me të tjerët.

Faktet për abuzimet dhe vjedhjet tek Vllaznia sh.a janë të shumta shprehet këshilltari Vjerdha ndërsa ka edhe faktet që do i dorëzojë në organin e akuzës këto ditë

Kjo është padia e dytë për Vllazninë sepse këshilli bashkiak ka bërë një tjetër padi në gjykatën administrative ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi për ta ndarë njëherë e mirë të drejtën për akte të ndryshme nëse i takojnë këshillit në funksionin e asamblesë të Vllaznia sh.a apo kryebashkiakes