Teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi pa nga afër zbatimin e masave antiCovid në disa shkolla në Durrës, hasi me një nxënës, i cili nuk mbante maskë.

Në formë këshille, ministrja i kërkoi vogëlushit që të mos rrinte në klasë pa maskë, pasi nëse e merr virusin, mund ta çojë në shtëpi

“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë. Se mund të marrësh virusin dhe mund tja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë” tha Kushi.

Ndër të tjera Kushi tha: “Morëm vendimin që shkolla duhet të hapen. Por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Kini kujdes jo vetëm këtu në shkollë, por rregullat duhet ti respektoni edhe jashtë”

? Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, në Durrës për të mbikqyrur nga afër zbatimin e masave anti-COVID19 dhe ecurinë e procesit mësimor. Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë, për të ulur impaktin e infeksionit dhe për ta kaluar pa pasoja dramatike këtë sfidë që ka prekur gjithë globin. #ShkollaTëSigurta??????

Posted by Edi Rama on Wednesday, September 30, 2020