Burime bëjnë me dije për Fax News se shumë drejtues institucuionesh të larta do të jenë “kurbanët” e kryeministrit Edi Rama, kur na ndajnë më pak se 7 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas burimeve, do të jenë 10 drejtues që do të shkarkohen nga kreu i qeverisë, ndërsa vendimi është bërë me dije gjatë mbledhjes së djeshme që Rama ka pasur me drejtuesit politikë të qarqeve, ku nuk i fshehu pakënaqësitë, kur tha se ai ishte i pakënaqur dhe me punën e tij, jo më me të tyren. Mësohet se Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik, një bilanc me punën dhe ecurinë për të gjithë drejtuesit e institucioneve në varësi të qeverisë që ai drejton.

Mes 10 emrave që do të shkarkohen në krye të listës duket se qendron Drejtori i Doganave Bardh Gjoni, ndërsa nuk dihet nëse ky largim lidhet me ndonjë mosrealizim plani në mbledhjen e të ardhurave nga ana e tij.

Edhe administratori i OSHEE Ardian Çela bëjnë me dije burimet do të shkarkohet nga detyra, por do të vijojë të qëndrojë administrator i PS Durrës duke e bërë këtë lëvizje më së shumti strategjike. Rama i ka besuar Çelës një nga qarqet më problematike sa i takon mandateve që PS ka fituar, ku shifrat kanë qenë gjithnjë kokë më kokë me demokratët.

Të njëjtat burime theksojnë se gjatë asamblesë së socialistëve, që pritet të mbahet javën e parë të Tetorit Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të shkarkohet nga detyra dhe gjasat janë të zëvëndësohet nga nr 2 i socialiastëve Taulant Balla

Lleshaj dhe Rama kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, saqë kreu i qeverisë e hoqi ministrin dhe nga drejtimi politikn i Lezshës, pas përplasjeve dhe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, i cili duket se kqa kushtëzuar dhe vendimin final të kryeministrit. Flitet se Lleshaj disa ditë më parë ka dorëzuar dorëheqjen e tij, por për arsye që ende nuk dihen nuk është firmosur nga Rama. Ndoshta për ta bërë një shembull publik përpara socialistëve në asamble