Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë të gjitha zërat se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.

Pyetje: Zoti ministër, zëra me peshë brenda ministrisë që drejtoni, por edhe nga zëra po ashtu të dala nga ekzekutivi, se ju i keni paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Kjo do të thotë në njëfarë mënyre se brenda dikasterit tuaj ka vartës tuaj që nëse ju përgënjeshtroni lajmin e dorëheqjes, provojnë përplasje brenda kësaj ministrie. Cila është e vërteta juaj?

Përgjigje: Burimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Nuk është fare e vërtetë siç e shikoni jam këtu me ju në postin e ministrit të brendshëm. Natyrisht ka kudo persona që për arsye të ndryshme mund të japin deklarata që s’kanë të bëjnë me të vërtetën.