Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç është shprehur i gatshëm për diskutime me Kosovën, ndërsa tha se kopromisi është zgjidhja, ndërsa me forcë ai nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe sikur ta godasin me një çekiç në kokë.
Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta. Ndryshe prej tyre, unë smund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë, tha Vuçiç
I pyetur nga mediat edhe mbi idenë për të emërtuar liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit Trump, Vuçic tha se ky propozim kishte ardhur nga serbët e Kosovës.
Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar. Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar Sdo ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë , u shpreh Vuçiç
Comments are closed.