Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 121 raste të reja me Covid nga 887 testime të kryera për të dyshuar.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë Arrëz
Fatkeqësisht tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në dy spitalet Covid një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.
Gjatë 24 orëve të fundit 97 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 7139 numrin e qytetarëve që e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i pandemisë.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar
Comments are closed.