Vesi del me shpirtin! Kjo thënie e mencur duket fiks për modelin Edi Rama. Sot kur mjekët u ndaluan të protestojnë, pasi durimi u sos nga gënjeshtrat e ministres dhe të kryeministrit, Edi Rama monopolizon dy studiot kryesore televizive dhe nxjerr dy ministret e veta, të shëndetësisë dhe të financave për të gënjyer edhe më shumë! Pra mjekët nuk lejohen të flasin, sepse duhet të dëgjohet vetëm propaganda sic ndodh prej 7 vitesh

Ministrja e tij militante e shëndetësisë as skuqet e as zverdhet, por flet për një strategji, që askush nuk ia ka parë, as si kosto (sepse pa shifër shpenzimesh mbeten fjalë në erë) dhe as për ndonjë veprim të shtuar, që prej fillimit te pandemisë, momentit të rihapjes, gjatë pushimeve verore e me rifillimin prej dy javësh të shkollave.

As nuk është rritur numri i tamponëve, por përvetësohen shifrat e testeve të spitaleve private, që bëhen vetëm për arsye udhëtimi!

As nuk u testuan mjekët, as nuk u testuan mësuesit, qoftë edhe një pjesë e tyre të paktën! As nuk u pa ndonjë respirator i blerë, përvec atyre që lypin si dhurata apo marrin me qera!

As nuk u shtua qoftë edhe një spital i ri Covid, por mjekët po stërmundohen me një ngarkesë përtej njerëzores e shërbime të tëra sot janë inekzistente! Dhe më flagrantja: as edhe një kokërr leku më shumë në buxhetin e shëndetësisë, edhe pse jemi para të papriturës së shfaqjes së virusit të stinës që mund t’i mbivendoset Covid

Pacientët e infektuar po paguajnë mbi 1 milionë lekë në muaj trajtimin në shtëpi, që u shkon edhe mbi 4 javë!!!

Thjesht vazhdon propaganda, me gënjeshtra edhe më të mëdha ditë pas dite, premtime në ajër për rritje pagash, ndërsa vetë personeli shëndetësor ka humbur durimin, sepse paturpësisht janë mashtruar edhe për bonusin e premtuar prej 1 mijë eurosh!

Dhe nuk mjafton: ministrja e financave del e gënjen se mjekët u paguakan mesatarisht me 850 mijë lekë në muaj, kur fakt është që një kirurg me eksperiencë në Shkodër paguhet vetëm 530 mijë lekë!!!!! U mbyllin gojën dhe studiot televizive dhe dalin të gënjejnë vetë edhe më shumë! Ky është poshtërim i gjithë personelit shëndetësor, që po mban gjithë peshën e kësaj pandemie, me shumë sakrifica e duke u injoruar prej më shumë se 6 muajsh! Si këmbim Ogerta dhe shefi i saj Edi Rama shtojnë dozën e gënjeshtrave, cdo ditë, pa pikë turpi e ndjeshmërie, edhe njerëzore!